Arrestohen hajdutët e dyerve në Shkup

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët paraprakisht kishin vjedhur 3 dyer, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit kanë pranuar veprën.

“Me datë 02.02.2023 rreth orës 18:30 në parkingun përballë një qendre tregtare në rajonin e Aerodromit, punonjësit policorë të Departamentit për Çështje Kriminale në NJPB Aerodrom dhe Draçevë, kanë privuar nga liria G.G. (43) dhe M.M. (40). ) nga Shkupi. Ata dyshohet se në periudhën nga ora 15:00 deri në ora 18:00 kanë marrë tri dyer hyrëse nga dy objekte në Blv. “ANSOM”. Në bisedë zyrtare në komisariat, ata kanë pranuar krimet dhe sendet e marra janë gjetur dhe janë kthyer. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.