Arrestohen dy tetovarë, kapen duke transportuar ilegalisht dru!

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga fshati Tearcë e Tetovës, pasi policët kishin kapur duke transportuar drurë pa dokumentacion përkatës.

“Më datë 20.01.2022 në ora 17.00, policët e Sektorit policor Tearcë kanë privuar nga liria M.B.(33) dhe A.F.(31), që të dy nga Tearca e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin kapur duke transportuar drurë pa dokumentacion përkatës. Personat janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, pas çfarë do të vijojë shkresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.