Arrestohen dy shkupjanë!

Më datë 24.01.2022 në ora 23.00 në rajonin e Gazi Babës policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar S.J.(32) dhe M.M.(34), të dy nga Shkupi.

Ata rreth orës 20:00 në bastore sportive në fshatin Stajkovc, duke kërcënuar të punësuarit, kanë marrë para, transmeton TV21.

Nga policët e Njësitit të punëve të brendshme në Gazi Babë është kryer bisedë zyrtare me të denoncuarit, pas çfarë ata në tërësi e kanë sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit nga ana e DPB Gazi Babë do të parashtrohet kallëzim penale për kryerjen e veprës penale “vjedhje” në bazë të nenit 238 të Kodit Penal.