Arrestohen dy persona për prostitucion në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia në Mitrovicë Jugu, si rezultat ndërmarrjes së masave parandaluese dhe veprimeve operacionale në terren, me datë 09.12.2021 ka arritur të identifikojë dhe njëherësh arrestoi dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje me prostitucion.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.