Arrestohen dy persona nga Tetova, u kapën me heroinë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 12.00, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personat Sh.I. (57) dhe J.S. (50), të dy nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur heroinë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate.