Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohet se me dhunë kanë marrë para nga një lokal

MPB njofton se pasditen e sotme janë arrestuar dy persona nga Kumanova, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se para tre dite me dhunë kanë marrë para nga një lokal në Kumanovë.

“Sot (02.02.2023) në ora 15:20, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar J.L.(34) dhe D.B.(36), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se më 30.01.2023 kanë hyrë me dhunë në një lokal në rrugën “Dragan Stopareviç” në Kumanovë dhe kanë marrë para. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.