Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për grabitje në një pompë të benzinës

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Kumanovës ka arrestuar dy persona nga Kumanova, pasi të njëjtit dyshohet se kanë grabitur punonjësin e një pike të karburantit, përcjell TV21.

“Me datë 01.12.2023 në Kumanovë, policët nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria D.S.(19) dhe D.S.(28), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se më datë 29.11.2023, në një pikë karburanti në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, kanë sulmuar fizikisht punonjësin dhe nën kërcënime i kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor”, thonë nga MPB./tv21.tv