Arrestohen dy persona në Tetovë për zhvatje të parave nga një person tjetër

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka arrestuar 33-vjeçarin Z.D. nga Reçica e Madhe dhe 60-vjeçarin J.A. nga fshati Pirok i Tetovës pasi të njëjtit dyshohen se kanë zhvatur 18.630 euro nga një person, të cilin e kanë shantazhuar se do t’i publikojnë fotografi kompromituese.

“Sipas raportit, Z.D. në disa raste ka organizuar dërgimin e parave përmes J.A., një shofer taksie. Përkatësisht, ai e ka telefonuar viktimën dhe i ka thënë që paratë t’ia dorëzojë J.A., i cili më pas ia ka dorëzuar”.

“E njëjta gjë është bërë edhe dje, kur të dy janë kapur nga efektivët e policisë teksa po dorëzonin paratë. Z.D. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.