Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër dy kumanovarëve me iniciale A.R. (43) dhe N.S. (32). Ata akuzohen se në Tetovë kanë blerë 37 banknota të falsifikuara nga 50 euro (shuma e përgjithshme 1850 euro) dhe 25 prej ketyre banknotave i kanë ndërruar në një kazino me denarë. Në këtë mënyrë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 79 mijë denarë.
Maqedoni Arrestohen dy kumanovarë, sollën 1800 euro të falsifikuara nga Tetova