Arrestohen dy hajdutë nga Shkupi

Nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër dhe të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, dje kanë privuar nga liria shtetasit S.M. (42) dhe E.M. (20), të dy nga Shkupi.

Sip informon MPB-ja, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, gjatë së cilës te shtetasi Z.S. (19) nga Shkupi i kanë marrë një shumë të hollash. Pas kontrollit te shtetasi S.M. janë gjetur të hollat dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit.

Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me Prokuror Publik, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.