Arrestohen dy dilerë të drogës në Karposh, kapet marihuanë dhe amfetaminë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka arrestuar dy dilerë të drogës, pasi paraprakisht në veturën e tyre u gjeti amfetaminë dhe peshore digjitale.

Shoferit të veturës i ka kryer bastisje edhe në shtëpi, ku atje ka gjetur marihuanë.

“Më 24.03.2021, pas të dhënave të fituara paraprakisht, nëpunësit policor nga Sektori i Punëve të brendshme Shkup, në rrugën ‘Nikolla Tesla” në Shkup, në veturën “Daevu” me targa të Shkupit, me shofer D.A.(37), kurse bashkëudhtëar S.N.(40) është gjetur amfetamin dhe peshore digjitale. Të dy janë arrestuar, kurse më pas është kryer bastisje në shtëpinë e D.A. ku është gjetur amfetamin, marihuanë dhe peshore”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.

Thonë se gjatë ditës së nesërme, deri te prokuroria kompetente do të parashtrohet kallëzim përkatës kundër të njëjtëve./TV21