Dy ditë më parë në fshatin Mazhiq të Mitrovicës është dhunuar një vajzë.
Ky akt dyshohet të ketë ndodhur për orë të tëra në ditën e 18 majit.
Policia me të marrë informacionin arriti të prangosë të dyshuarit.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku ka deklaruar se është dhunuar disa herë seksualisht”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Ndërsa, banorët e Mazhiqit prapa kamerës thanë se janë shokuar me rastin.
Ata apelojnë që fajtorët të marrin dënim maksimal.