Arrestohen 7 persona pas tentativës për djegien e objektit fetar të Komunitetit Hebre në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rastin e tentativës për djegien e objektit fetar të Komunitetit Hebre në Shkup, i cilii ka ndodhur më 12 prill 2026. Ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal, ndërsa për dy prej tyre është caktuar masa e paraburgimit. Në paraburgim për veprën “terrorizëm” ndodhen një 21-vjeçar me inicialet A.L. dhe një 38-vjeçar me inicialet A.R., të dy nga Shkupi. Policia ka zhvilluar bastisje në 13 lokacione në territorin e Shkupit, ku janë arrestuar gjithsej shtatë persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale dhe pajisje elektronike që dyshohet se lidhen me veprën penale./Alsat.mk.