Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Maqedoni, akuzohen për drogë (Video)

Më 12.10.2021 nga ana e policëve të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar 6 persona dhe është konfiskuar 67.5 kg marihuanë në vlerë rreth 200.000 euro.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 12.10.2021 në orët e pasdites policët në afërsi të kufirit në Bogorodicë, gjatë përpjekjes që në mënyrë të paligjshme të dërgojnë dy çanta me marihuanë në sasi prej 67,5 kilogram janë arrestuar L.M.(44) dhe А.М.(36), që të dy shtetas të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit janë siguruar dëshmi për përfshirjen edhe të 4 personave të tjerë, prej të cilëve edhe dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Shumë afër kësaj, në afërsi të fshatit Stojakovë është arrestuar T.H. (38) nga Shqipëria, kurse pas bastisjes së shtëpisë së V.D.(41) nga fshati Stojakovë, ku është kapur edhe E.B.(29) nga fshati Popçevë të Strumicës janë arrestuar edhe dy persona. Anëtari i gjashtë i grupit kriminel A.K.(37), shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në arrati, është arrestuar sot, rreth orës 13.30, në rajonin e Kërçovës.

Nga MPB njoftojnë se ata deri te Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër 6 personave do të kërkojnë shqiptim të kallëzimit penal të bazuar në nenin 215 të Kodit Penal./TV21