Arrestohen 4 serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

Katër gjuetarë të armatosur serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë për në Kosovë.

Sipas komunikatës nga Policia e Kosovës, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore, raporton Klankosova.tv.