Arrestohen 3 persona për shkak të lëndëve narkotike

Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, para një objekti hotelerik, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë realizuar një aksion kontrolli, ku janë arrestuar tre persona:

I.R. (25) nga Shkupi,

H.B. (18) nga Republika e Serbisë,

dhe një 16-vjeçar i mitur, gjithashtu nga Republika e Serbisë.

Gjatë kontrollit, tek të arrestuarit është gjetur lëndë bimore e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike.

Të tre personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen parashtresat përkatëse.TS