Arrestohen 25 vetë të një bande shqiptarësh kontrabandistë droge

Gjatë një operacioni të sinkronizuar në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, të enjten (06.02), u arrestuan 25 të dyshuar, që i përkisnin një rrjeti shqipfolës të kriminalitetit të organizuar.

Në operacion ishin të angazhuar 600 punonjës policie. Kjo godtije ndërkufitare është rezultat i një hetimi kompleks, njofton Policia e landit Saksoni-Anhalt.

Sipas këtij njoftimi hetimet janë zhvilluar që nga viti 2017 nga policia lokale belge në Anvers në bashkëpunim me Policinë Federale belge, Gardën Civile spanjolle dhe policinë holandeze. Në këtë proces kanë qenë të përfshira edhe Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani me grupin hetimor për hetimin e narkotikëve pranë Zyrës Së Kriminalistikës së landit Saksoni Anhalt dhe Zyra e Doganave të Hanoverit e forcat e policisë së landit si dhe Policia Federale e Francës.

Të dyshuarit mendohet, se janë pjesë e një tregtie të gjerë të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Europës përmes anijeve të kontejerëve. Drogat janë kontrabanduar të fshehura nëpër kontejerë dhe janë shpërndarë në mbarë Europën me automjete të pajisura me rafte të fshehura në mënyrë të rafinuar.

I njëjti grup dyshohet se ka menaxhuar edhe plantacione kanabisi në Spanjë dhe në Gjermani, ku e kultivonn dhe e përhapnin kanabisin, përpara se ta shpërndanin atë për shitjet e mëtejshme në vende të tjera eurpoiane, thuhet ndër të tjera në komunikimin për mediat të landit të Policisë së Saksoni Anhaltit.

Gjatë arrestimeve janë kontrolluar 30 objekte, gjashtë plantacione kanabisi, 60.000 Euro, mjete të shumta komunikimi si dhe armë e municione. Operacioni është mbështetur nga Europoli.