Arrestohen 13 shtetase të huaja në një lokal në Tetovë

MPB ka dhënë informacione shtesë në lidhje me aksionin për kontrolle në lokalet e Tetovës, përcjell TV21. Nga MPB, shtesë, bëjnë të ditur se në një lokal në Bogovinë janë arrestuar 13 shtetase të huaja.

“Gjatë kontrollit, në një objekt hoteliere në fshatin Zherovjanë, komuna e Bogovinës, janë gjetur 13 shtetase të huaja të punësuar pa dokumente përkatëse, një shtetas i huaj vizitues me qëndrim të parregullt dhe dy roje pa leje për sigurim”, thuhet në njoftimin shtesë të MPB-së.