Arrestohen 11 shoferë për mosrespektimin e rregullave ligjore

Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë arrestuar 11 shoferë. Prej tyre, katër persona (nga Prilepi, Velesi, Makedonska Kamenica dhe Kërçova) janë prangosur pasi drejtonin automjetin edhe pse kishin masë aktive të ndalimit, ndërsa shtatë të tjerë (nga Gostivari, Tetova, Kërçova, dy në Shkup dhe dy në Strugë) janë ndaluar pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen padi penale përkatëse.
​Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer, nëse kanë masë ndalimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.