Në mbrëmjen e 06.01.2026, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, policia ka arrestuar S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.
“Sipas denoncimit, ata kanë paguar karburant me një kartëmonedhë prej 50 eurosh për të cilën dyshohet se është e falsifikuar”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Pas dokumentimit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Maqedoni Arrestime në autostradën Gostivar–Tetovë për falsifikim parash






