Policia serbe ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet E.E., në pikën kufitare të Merdarit..
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Peugeot”, me të cilin ai udhëtonte nga drejtimi i Kosovës, autoritetet kanë gjetur në bagazh një çantë që përmbante një bluzë të gjelbër me mbishkrimin “UÇK”.
Personi me nënshtetësi italiane është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike.
Ngjarja ndodhi në prag të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në Leskovac.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me qëllimin e udhëtimit të shtetasit italian.