Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, raportohet se po e konsideron shitjen e pesë lojtarëve si pjesë e planit për rinovimin e madh të ekipit. 

Me Arsenalin që lëshoi pikë në takimin ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’ teksa Liverpooli mori fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Southamptonit, duket se ‘Të Kuqtë’ me shuëm gjasë do të shpallen kampion. 

Disa lojtarë të Liverpoolit kanë bërë një hap para që prej se Slot e zëvendësoi trajnerin Jurgen Klopp në fillim të sezonit, duke u shndërruar në një prej ekipeve më të mira në Evropë. 

Pavarësisht kësaj, një raportim i ri ka pretenduar se tekniku holandez tashmë ka përzgjedhur pesë lojtarë të cilët është i gatshëm t’i lejojë të largohen në verë. 

Gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg ka zbuluar se Slot po planifikon ndryshime të mëdha në verë dhe Liverpooli pritet të bëjë disa blerje të mëdha. 

Për ta lehtësuar këtë, Slot thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Caoimhin Kelleher, Wataru Endo, Harvey Elliott, Federico Chiesa dhe Diogo Jota. 

Me portierin Giorgi Mamardashvili që do t’i bashkohet Liverpoolit në verë, duke që Kelleher nuk bën pjesë në planet e Slot për të ardhmen. 

Disa klube të ndryshme thuhet se janë të interesuara për transferimin e 26-vjeçarit duke përfshirë edhe Chelsean.