Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Liverpool ka fituar një pushim të merituar nga ndeshjet – ata nuk kthehen në aksion deri në fillim të marsit.

Duke qenë se nuk garojnë në FA Cup, The Reds do ta kenë pushim këtë fundjavë.

Arne Slot  megjithatë, beson se tre lojtarë mund ta shohin këtë një periudhë të panevojshme pushimi.

“Po është e vërtetë që pushimi është i mirë, por gjithashtu do të doja që disa lojtarë si Harvey Elliott, Jarell Quansah, Federico Chiesa të luanin ndonjë ndeshje”, ka deklaruar trajneri i Liverpoolit.

Trajneri shtoi: “Për Virgil Van Dijk dhe Mo Salah dhe lojtarët e tjerë, pushimi është shumë i merituar”.

Liverpooli vazhdon të jetë lider në Ligën Premier me 67 pikë, 13 më shumë se Arsenali që është i dyti.