Arne Slot dëshiron që ylli i Chelseat të zbarkojë në “Anfield”

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Mbrojtësi i Chelseat, Malo Gusto është në radarin e Liverpoolit.

Reprezentuesi francez shihet si zëvendësues i Trent Alexander-Arnold, në rast se anglezi largohet kur kontrata e tij skadon në qershor.

Mick Brown, një ish-skaut, ndër të tjera, për Manchester United, beson se Gusto mund të përfundojë në Anfield.

 

“Liverpool po bën plane nëse humbet Trent Alexander-Arnold”, deklaroi ai për Football Insider. “Ata duhet të bëjnë këto biseda se ku të shkojnë për të gjetur një zëvendësues”.

“Ata kanë Conor Bradley, i cili ka bërë jashtëzakonisht mirë kur thirret dhe ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të tyre”.

“Por Gusto është shumë i vlerësuar dhe ai është dikush që skauti i tyre ka mbajtur një sy në këtë sezon. Ai nuk është një titullar te Chelsea, pasi kur Reece James kthehet nga lëndimi ka një shans të mirë që ai të përfundojë në stol, andaj kjo i jep Liverpoolit mundësinë t’i ofrojë atij kohë të rregullt për lojë dhe ata do të mendojnë se kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta tunduar atë të largohet”, ka shtuar më tej ai.