Arne Slot thuhet se veçse ka bërë nënshkrimin e tij të parë si trajner i Liverpool, duke ‘sulmuar’ ish-klubin e tij Feyenoord.
Holandezi do të bëhet zyrtarisht trajner i Liverpoolit më 1 qershor, duke pasuar Jurgen Kloppin, i cili u largua nga posti i trajnerit pas gati nëntë vitesh në Anfield.
Premton të jetë një verë interesante për tifozët e Reds, të cilët do të shpresojnë se Slot mund ta ndihmojë ekipin të përmirësojë vendin e tretë në Ligën Premier.
Slot do të sjellë lojtarët dhe stafin e tij dhe duket se ai tashmë ka filluar procesin e riformimit të skuadrës.
I pari që vjen si nënshkrim është Ruben Peeters, i cili ndjek Slot nga Feyenoord për t’u bërë trajneri i ri i ekipit të parë të Reds për përgatitje fizike.



