Në fund të muajit shtator, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
E në dasmën e organizuar, Armina u shfaq e veshur edhe me veshje tradicionale, shkruan lajmi.net.
Së fundi, blogerja dhe moderatorja, u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’.
Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundme.
Madje e kanë konsideruar nusen me shpirtin më bukur në Tropojë.
E lidhur me këtë, Armina, ka pasur një përgjigje.
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”, ishte replika e saj./Lajmi.net/





