Armina Mevlani shkëlqeu me veshje popullore në dasmë

Ditën e djeshme, pati dasëm në familjen e ish kryeministrit Sali Berishës.
Armina Mevlani e Shkëlzen Berisha, pas 10 vitesh lidhje, i dhanë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

E kjo dasëm qysh nga dita e djeshme është bërë ndër më të përfolurat.

Prej vellove të mahnitshme nga dizajneri kosovar Valdrin Sahiti, e deri tek veshja kombëtare.

Ajo shihet teksa vallëzon me veshje popullore dhe tupana ku duket më e bukur se asnjëherë.