Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e një 23-vjeçari nga Shkup, përcjell TV21. Sipas Policisë, tek i njëjti janë gjetur armë, substanca narkotike dhe municione.
“Më 03.02.2026 në orën 22:50, punonjës policie nga SPB-Shkup arrestuan Gj.S. (23) nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Shkup, në zonën e Qendrës, i cili u bë me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, peshore digjitale, pistoletë, karikator me fishekë, para dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet kallëzim i duhur”, thonë nga MPB.





