Armatimi dhe mjetet ushtarake që Policia dje i konfiskoi në një veturë me targa nga Beogradi në Zveçan

Njësitet policore mbrëmë kanë zhvilluar një aksion në Zveçan pasi kishin arritur që përmes informacioneve të zbulonin një veturë me targa të Beogradit e që gjatë kontrollit brenda saj u gjet sasi e armatimit dhe mjeteve të ndryshme të tjera ushtarake.

Në këtë konferencë për rrjedhën e hetimit dhe zbulimit të veturës me armatim do të flasin ministry i brendshëm Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Konferenca do të mbahet sot nga ora 12:00 në kampin “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut.