Arma e urtësisë!

Shkruan: Shkëlzen Halimi

Ndonëse shekulli XX është konsideruar si shekulli i agresionit, papërgjegjshmërisë dhe marrëzive të ndryshme, në shekullin e ri (XXI) shqiptarët nuk arritën të kuptojnë se demokracia është një formë e qeverisjes, që nënkupton të drejtën e barabartë të qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje.

Fatkeqësisht, demokracia ndër shqiptarët u keqpërdor dhe u përshtat sipas nevojave të grupeve të ngushta të interesit. Trajtimi i këtillë (keqpërdorimi) i demokracisë bëri që kod veprimi i kastave politike shqiptare të jetë papërgjegjshmëria dhe marrëzia. Dikush kishte thënë se shqiptarët kanë nevojë dhe duhet të bëjnë përpjekje ta gjejnë armën e urtësisë. Por, në këtë rrugëtim, të shoqëruar nga papërgjegjshmëria dhe marrëzia, duket se ata e morën vetëm armën, duke e shmangur urtësinë.

Kurse arma si armë, mund të përdoret edhe për “vetëvrasje”…