Arkin Jahiji nga BDI: Kërkoj mandat nga qytetarët e Bërvenicës, të kthej komunën në një vendbanim urban

Në komunën e Bërvenicës në rajonin e Pollogut gjashtë kandidatë do po garojnë për postin e kryetarit. Arkin Jahiji këtë herë kandidoi nga radhët e BDI-së duke kërkuar kështu mandat nga qytetarët.

Kundërshtarët e tij janë Miqail Rasimi nga PDSH, Jovica Ilievski kandidat i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Mirko Stojanovski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, kandidati Argjent Gura i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën dhe ai i pavarur, Enver Pajaziti.

Tetë lista kandidatësh për këshilltarë janë dorëzuar për 15 vendet në Këshillin e Komunës së Bërvenicës.

Unë garoj si kandidat i BDI-së sepse mendoj se pas këtyre tre mandateve qytetarët kërkojnë ndryshim. Komunën tonë do e bëj nga rurale në urbane. Qytetarët e kërkojnë atë nga ne dhe kjo është arsyeja pse unë vendosa të kërkoj mandat nga ata nga rradhët e BDI-së, është shprehur kështu Arkin Jahiji nga BDI.