Arkëtari i bankës udhëtoi nga SHBA-ja në Vatikan për t’ia kthyer Papës 8.65 dollarët që i kishin mbetur në PayPal

Vatikani është bërë një destinacion i njohur për zyrtarët nga shteti amerikan Illinois që kur Robert Prevost u ngjit në fronin papal vitin e kaluar, duke u bërë i njohur si Papa Leo XIV.

Vizita të shumta nga zyrtarë amerikanë kanë sjellë dhurata simbolike, ndërsa këtë herë arkëtari shtetëror i Illinoisit, Mike Frerichs, i dorëzoi Papës një ofertë të pazakontë: certifikatën për kthimin e 8.65 dollarëve të tij personalë.

Zyrtarë të ndryshëm, përfshirë kryetarin e bashkisë së Çikagos Brandon Johnson dhe guvernatorin JB Pritzker, kanë sjellë dhurata simbolike nga qyteti dhe shteti, si birra “Da Pope”, ushqime lokale dhe pajisje sportive të ekipeve të Chicagos, shkruan cnn.

 462K views · 9.9K reactions | Pope Leo got an unexpected earthly windfall: $8.65 that he left in an old Paypal account in the U.S. The proceeds of the papal Paypal were presented by an official from Illinois. | ABC News  www.facebook.com

Frerichs shpjegoi se paratë ndodheshin në fondin e pasurisë së pakërkuar të shtetit Illinois, pasi kishin mbetur në një llogari PayPal të mbyllur dhe nuk ishin tërhequr nga pronari.

Ai tha se fillimisht u tentua që paratë t’i ktheheshin përmes kanaleve zyrtare të kishës, por pa sukses, ndaj u vendos që ato t’i dorëzoheshin personalisht gjatë një vizite në Vatikan.

Frerichs gjithashtu i dhuroi papës një monedhë përkujtimore të Abraham Lincolnit dhe një libër mbi historinë e Chicagos, ndërsa bashkëshortja e tij solli rruaza lutjeje për bekim.

Ky rast u bë simbolik dhe u përdor edhe për të rritur ndërgjegjësimin për programin “Unclaimed Property” të Illinoisit, i cili ka kthyer miliarda dollarë qytetarëve që nga viti 2015.