Arilena s’i ndahet palestrës, lë gojëhapur me fotografinë e fundit

Arilena Ara është shembull i mirë se si duhet të motivohemi për kujdes maksimal ndaj fizikut.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një imazh të shkrepur pikërisht nga ambientet e palestrës, ku duket në top-formë.

Në atë fotografi, artistja ishte veshur me veshje sportive, ndërsa në sy të bie fiziku i formësuar, për të cilin po kujdeset shumë.

“Fall from the sky”, mbetet kënga e fundit e Arilena Arës, e cila ishte përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” këtë vit, por që festivali u anulua për shkak të pandemisë.