Arijon Ibrahimovic largohet nga Bayerni dhe transferohet në Serie A

Arijon Ibrahimovic do të largohet nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar kosovar është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2018 ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre deri në ekipin e parë.

17-vjeçari ka debutuar edhe me ekipin e parë, por ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar në Serie A.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Frosinone ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic dhe zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet sot (e mërkure).

Megjithatë gazetari i famshëm italian nuk ka dhënë detaje për transferimin, duke raportuar vetëm se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta.

 

Frosinone javë më parë po nga Bayerni ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove.

Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj.