Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit primar dhe sekondar të sistemit të ujësjellësit në fshatin Orizare.
Këtë informacion e ka shpërndarë kryetari i Likovës, Arifi për të njoftuar qytetarët rreth ecurisë së punimeve.
“Pas punimeve ndërtimore të rregullimit të rrjetit primar dhe sekondar të sistemit të ujësjellësit në f. Orizare, në përfundim e sipër tani është sanimi, përkatësisht kthimi në gjendjen e më parshme”, është shprehur Arifi.