Arifi: Kurti ka luajtur me fjalën reciprocitet (VIDEO)

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Lugina nuk është përfshirë në planin evropian, ndryshe nga serbët e Kosovës që janë në marrëveshje.

Arifi vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka luajtur me fjalën reciprocitet, pasi me të, sipas tij, ai ka nënkuptuar që t’i inkuadrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

“Dobët, Lugina e Preshevës në atë draft që e pamë që është plani franko-gjerman, nuk është përfshirë askund, kurse serbet në Kosovë janë të përfshirë eksplicit, ndryshe janë të përfshirë implicit me një marrëveshje aneks. Për ne s’kemi parë asgjë këtu, Kurti ka luajtur me fjalën reciprocitet, që ka nënkuptuar t’i inkuadrojnë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, t’i kenë të njëjtë me serbët në Kosovë, por kjo tash ka rënë poshtë. Nuk ka kurrfarë garancie për shqiptarët në Luginë të Preshevës, se nuk do të jenë më të diskriminuar të pasivizuar dhe të jetojmë të lirë në këtë vend, ka humbur krejt në këtë draft dokument”, ka thënë Arifi në Klan Kosova.