Arifi: Kurti e tradhtoi Luginën, rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti nuk ka pas shqiptaria

Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Albin Kurti e ka tradhtuar Luginën.

Arifi në reagimin e tij në Facebook ka theksuar’Rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti, vërtetë nuk ka pasur më herët shqiptaria’.

“Tradhëtia ka emër. Albin Kurti e tradhëton Luginën!“Reciprociteti, reciprociteti… tap karriga, tung Lugina”!Albini tashmë s’është më as “skifter” në Prishtinë, sepse në Bruksel gjithmonë ka qenë “pulë e lagur”.Rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti, vërtetë nuk ka pasur më herët shqiptaria” shkruan Arifi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Tradhëtia ka emër.

Albin Kurti e tradhëton Luginën!

“Reciprociteti, reciprociteti… tap karriga, tung Lugina”!

Albini tashmë s’është më as “skifter” në Prishtinë, sepse në Bruksel gjithmonë ka qenë “pulë e lagur”.

Rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti, vërtetë nuk ka pasur më herët shqiptaria.

Herë ka qenë kundër bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën; madje në vitin 2019 organizoi edhe protestë në mes të shiut në Mitrovicë kundër Luginës; e herë thoshte se Reciprociteti është i panegociueshëm!

Ju kam thënë që nga viti 2021 se ky njeri është tradhëtar kombëtar!

S’ka rëndësi nëse i ka apo jo 51%, por edhe sikur t’i kishte 101%, ky rrenacak është tradhëtar ndaj shqiptarisë në përgjithësi dhe ndaj Luginës në veçanti