Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar edhe një herë pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve në Serbi.Përmes një postimi në X, Arifi tha se Shaip Kamberi “me bonusin e presidentit Vuçiq ka siguruar ulësen në Kuvendin e Serbisë”.
“Në zgjedhjet parlamentare 2022, Vuçiq prishi 5 herë me radhë një vendvotim deri sa i’a mundësoi Shaip Kamberit ulësen në parlament.Me 13.000 vota në zgjedhjet parlamentare 2023, Shaip Kamberi nuk ka siguruar mandat të plotë, por me bonusin e Vuçiq (35%), sërish shkon në Beograd”, ka shkruar Arifi në platformën “X”.
Kujtojmë se Shaip Kamberi e fitoi edhe një mandat si deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.