Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar që mos ta ndërpresë dialogun me Serbinë.

Arifi, ka shkruar se nëse ndërpritet dialogu, shqiptarët në Luginë të Preshevës do të jenë në shënjestër të një situate apo grupi terrorist.

“Lugina e Preshevës është Kosovë, çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë prek banorët e Preshevës. Në çdo betejë ne kemi qenë krah Kosovës, por sot kemi nevojë që Kosova të jetë me ne”, thuhet në letër.

“Në ditë si këto, bashkërendimi me miqtë tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE është e vetmja zgjidhje për Kosovën si dhe për Luginën e Preshevës”.

May be an image of text