Vokalisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi, ishte i ftuar në emisionin “Shija e Anës” në Klan Kosovës, ku këndoi disa nga hitet më të mëdha të këtij grupi.
Arifit iu bë një befasi në emision, nga gitaristi i grupit, Valon Gashi i cili shtoi edhe më shumë energji emisionit me humorin dhe muzikën e tij, përcjell Klankosova.tv.
Ky grup i njohur muzikor ka shumë këngë hite, por sipas Arifit, njëra prej tyre është “mega hit”.
Bëhet fjalë për këngën “Al Kapone”, për të cilën Arifi tregoi se arriti një popullaritet të madh.




