Arianit Xhaferi: Tetovarët pa ujë në Ramazan, po na e vjedhin hidrocentralet (VIDEO)

Aktivisti i shoqërisë civile në Tetovë, Arianit Xhaferi, çdo herë ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe anomalive. Ai është mjaft i ashpër edhe ndaj problemit të mungesës së ujit, me të cilin po përballen banorët e Tetovës. Në intervistën për Lajm Tv, Xhaferi sqaron esencialisht dhe me të dhëna konkrete këtë problem, duke akuzuar se faji qëndron te hidrocentralet që po e vjedhin ujin e tetovarëve, por edhe te rrjeti i amortizuar i ujësjellësit, ku humbet gati gjysma e ujit. Problem që rrezikon tetovarët, e që ndërlidhet me ujin, janë edhe gypat e ujësjellësit nga azbesti, që është material kancerogjen.