Ariana Fejzullahu ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku shfaqet më elegante se kurrë.
Ajo ka zgjedhur një fustan sateni në ngjyrë të zezë, i cili thekson linjat trupore dhe i jep një pamje klasike.
Veshjen Ariana e ka kombinuar me geta transparente, taka të larta dhe aksesorë minimalistë, duke dëshmuar edhe një herë se di si të ruajë balancën mes finesës dhe elegancës.
Me këtë paraqitje, Ariana Fejzullahu konsiderohet nga ndjekësit si një shembull i vërtetë stili për veshjet elegante, shkruan Kosovarja.




