Ari arrin çmimin rekord

Vonë të dielën si metali më i çmuar, ari shënoi vlerë rekorde.

Një gram ari arriti vlerën e 70.69 dollarë të dielën duke shënuar shifrën më të lartë ndonjëherë.

Sado e lartë, kjo rritje që erdhi si pasojë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare, nuk llogaritet e qëndrueshme.

Ky ndryshim në vlerë sipas kreut të artarëve, ndikon negativisht në tregun kosovar. Qytetarët që evidentuan rritjen, e mirëkuptojnë deri diku atë.

Çmimi i arit që u rrit përreth tre euro nga java e kaluar, sipas Shoqatës së Artarëve ndërlidhet edhe me zhvillimet nëpër vendet ku ka zona lufte.