Kandidati për komunën e Bërvenicës, Argjent Gura nga tubimi në Tetovë, tragjeditë personale na e lëndojnë shpirtin por kursesi nuk lejuar që ato ta humbin shpresën.
“Unë e humba njeriun e zemrës por i fitova zemra te njerëzve. Jam përjetësisht mirënjohës gjithsecilit për jush që nuk më latë vetëm në këtë betejë të jetës time. E ndjejë për borxh moral, t’iu drejtohem atyre njerëzve të thjeshtë e të panjohur të cilët po përjetojnë vuajtje edhe më të mëdha se sa vuajtja ime. Dëshirojë të ju porosisë se nuk jeni vetëm, Zoti është me ju. Ne jemi bashkë me ju për ardhmërinë e fëmijëve tanë”, tha Argjent Gura.
Ai tha se më 17 tetor duhet të dilet sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votohet për koalicionin e ardhmërisë dhe ndryshimit, koalicionin e dije dhe guximit.