Ardit Gjebrea ndan momentin special të Andresës me të birin

Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “Telebingos” në fillim të këtij viti përjetoi ndjesinë më të bukur në botë, duke u bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka pagëzuar djalin e saj, Rafael-in në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qenë i pranishëm dhe Ardit Gjebrea.

“Rafael u pagëzua dhe mami i tij ishte më e lumtura në botë, duke e ndarë me ne gëzimin e saj.”, ka shkruar Arditi krahas fotos familjare të Andresës.

Kujtojmë që Andresa e solli në jetë djalin e saj më 24 janar të këtij viti./gazetaexpress