Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen

Ardit Gjebrea sot feston ditëlindjen e tij të 57-të.

Edhe këtë ditëlindje ai po e feston pranë personave të zemrës për të cilët ka edhe disa fjalë pranë një postimi në Instagram.

“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri.”, ka shkruar Arditi tek fotografia në të cilën mungon Joni.

Pranë këtij postimi nuk kanë munguar urimet e shumta me rastin e 57-vjetorit të tij të lindjes.