Ardian Bujupi thotë nuk do i dëgjonte kurrë këngët e Samanta Karavellës

Ardiani jeton dhe vepron në shtetin e Gjermanisë por që kjo gjë nuk e pengon të ketë raporte të mira me të gjithë kolegët e tij, shkruan lajmi.net.

Ai së fundmi qe një ndër të ftuarit e emisionit “Shiko kush luan”, derisa u përball me sfida e lojëra të ndryshme.

I pyetur se “këngët e cilit artist në tabelë nuk do i dëgjonte kurrë??, Ardiani nuk hezitoi të përgjigjej me emrin e këngëtares Samanta Karavella.

Edhe pse Samanta ishte këngëtarja që u godit në ‘Paintball’ nga Ardiani, ai deklaroi se nuk ka ndonjë problem personal me të.

Loading...