Deputeti i BDI-së Arbër Ademi e ka quajtur skandaloz propozimin e Avokatit të Popullit, Faton Selami që ia ka bërë Qeverisë që të nis me ndryshimet ligjore me qëllim që të lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Ademit, qëndrimi është problematik, pasi nuk ka nevojë për ndryshime ligjore derisa çështja vetëm se është e rregulluar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, pra nuk bëhet fjalë për mungesë harmonizimi ligjore, por mungesë vullneti për ta zbatuar. E dyta, sipas Ademit, Avokati i Popullit ka shprehur qëndrim të gabuar derisa thotë se provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe duhet të mbahet me kërkesë të kandidatit. Siç shprehet Ademi, kandidati s’ka nevojë të parashtrojë kërkesë, por institucioni me detyrë zyrtare duhet të sigurojë zhvillimin e provimit në shqip. /Alsat.mk.
Maqedoni Arbër Ademi e quan skandaloz propozimin e Avokatit të Popullit





