Arbenita e Fero kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të ndarjes së tyre.
Këta të dy kanë qenë në lidhje martesore me vite, derisa Arbenita paditi tashmë ish-partnerin e saj për dhunë në familje.
Përveç ndarjes së çiftit, një ndryshim shumë i madh erdhi edhe nga Fero tashmë i njohur me emrin Khattab, pasi ky ndërroi thuajse i tëri.

Fero la muzikën, duke iu përshkushtuar fesë islame, e së fundi edhe vizitoi Arabinë Saudite.
Ish-reperi shqiptar ishte ai cili nuk ndalonte së komentuari mbi lidhjen e tij me Arbenitën, e së fundi edhe bëri një postim për të duke i kërkuar falje ish-gruas se tij, por Arbenita ishte ajo e cila heshti gjithmonë, duke mos komentuar asgjë, deri tani.
Para disa orësh, ajo reagoi për herë të parë, duke postuar një shkrim të gjatë në InstaStory, duke treguar se si ka ndikuar e gjithë kjo, e si po ndihet.