Arbenita Ismajli zbulon se si i ka fituar format e përkryera trupore

Modelja e njohur shqiptare, njëherësh e dashura e Feros, Arbenita Ismajli, së fundmi ka qenë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak të jetës private, lidhjes, zërave për ndarje e më pas imazheve me Feron.

Arbenita merr vëmendjen në rrjete sociale edhe me publikimin e fotografive ku shfaqet joshëse, shumicën e të cilave ia realizon vetë Fero.

Rezultatin e formave të përkryera trupore duket se e ka arritur pas ushtrimeve të vazhdueshme në palestër.

Arbenita e ka zbuluar vetë këtë me disa postime në Instastory.